Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në Gjykatën e Lartë

Lorena Çabej ish gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje u komandua në Gjykatën Lartë edhe pse rrëzoi një vendim të formës së prerë të marrë nga e njëjta gjykatë. Pra gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërkohë që këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat e shkallëve më të larta.

Me vendimin e dhëne nga zonja Çabej në 24 shkurt 2020, u bënë dy vendime nga e njëjta gjykatë për të njëjtën çështje, ku një trup gjykues vendosi se disa dokumente duhen asgjësuar dhe një tjetër trup gjykues , me gjyqtare te vetme zonjën Çabej, vendosi që asgjësimi të pezullohet.

Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në

“Vendimi i gjykatës nr 131 I 23 dhjetor 2019 mori formë të prerë në datën 7 janar 2020. Gjykata i vendosi vendimit një vulë ‘formë e prerë’ dhe ky vendim shkoi në prokurori për t’u ekzekutuar.

Në datën 14 janar 2020 prokurori Artan Hazbi lëshoi një urdhër ekzekutimi për asgjësimin e dokumentit fals që ndodhej në Kadastër. Dhe kjo e fundit, pranoi kërkesën e prokurorit” .

Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në

Kur të gjithë mendonin se vendimi u ekzekutua dhe dokumentet false duhet të asgjësoheshin, ndodh çudia e radhës!

Një muaj më pas, për të njëjtën çështje, Gjykata e Lushnjës në datën 24 shkurt 2020 rrëzoi vendimin e parë, duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të prokurorit Artan Hazbi të datës 14 janar 2020.

Pra , për të njëjtën çështje ka dy vendime gjykate!

Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në

Fiks fare u interesua pranë sekretarisë së Gjykatës së Lushnjës për të pyetur nëse vendimi i datës 23 dhjetor ishte apo jo i formës së prerë. Sekretaria e Gjykatës së Lushnjës na konfirmoi se “ky vendim është i formës së prerë”.  Pyetjeve të Fiks Fare se përse znj Çabej gjykoi një vendim të formës së prerë,gjyqtarja, nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se të gjitha shpjegimet janë në arsyetimin e vendimit, i cili duhet të lexohej nga një jurist.

Por në tetor të këtij viti Gjykata e Apelit Vlorë, ishte e të njëjti mendim, duke  lënë në fuqi vendimin për asgjësimin e dokumenteve false,vendim që mbante vulën e formës së prerë që në janar 2020 dhe që kishte filluar të ekzekutohej.

Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në

Megjithatë edhe pse gjyqtarja Lorena Çabej shkeli ligjin, ajo emërohet në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë. Komandohet në

Sipas njoftimit të KLGj -së thuhet se në përputhje me qëllimet dhe objektivat strategjikë për funksionalizimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë dhe krijimin e një trupe mbështetëse profesioniste këshilli vendosi komandimin e znj. Lorena Çabej, znj. Ëngjëllushe Tahiri,znj. Iva Zemani dhe znj.Enisa Shahini , si ndihmës magjistratë në Gjykatën e Lartë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT