“Çështja e UÇK”/Rama: Kameramani i famshëm amator s’ka pse gënjen, Basha po i bën bisht shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen më në zë të momentit, zërat se kreu i PD, Lulzim Basha, zotëron kasetën origjinale të krimeve të luftës të serbëve ndaj kosovarëve.

I ftuar në Real Story, Rama tha se nuk dëshiron ta akuzojë Bashën si anti-shqiptar por se po i bën bisht transparencës së shqiptarëve lidhur me këtë çështje.

“Ka dhe një raport famëkeq të Dick Marty-t, që në atë kohë qeveria e Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërsa ne si opozitë e votuam kundër. Janë të gjitha bashkë që janë lidhur në këtë moment, dhe unë kam kërkuar vetëm një gjë të thjeshtë, s’ka lidhje as me zgjedhjet, as me fushatën, por ka lidhje se mendoj që kryetari i PD, i cili pretendon të qeverisë vendin, na detyrohet të gjithëve një shpjegim për rolin e tij.

Nuk e di a është e vërtetë ajo që thuhet për të, nuk dua ta quaj anti-shqiptar dhe tradhtar, gjëra që i kam vuajtur në kurrizin tim, por nuk i kam përdorur kurrë për të tjerët, por është cështje transparence me publikun. Por nuk besoj se ka ndonjë arsye për të gënjyer ai kameramani i famshëm amator,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT