Haradinaj ju akuzon se keni shitur tokat te serbët? Rama: Ramushi nuk është shquar të jetë ushtar i të vërtetës

I ftuar në Real Story për të folur për çështjen e Kosovës dhe dëshminë e Milaim Bellanicas, kryeministri Edi Rama tha se kurrsesi nuk mund t’i besojë Lulzim Bashës para një qytetari të thjeshtë.
I pyetur nga gazetari lidhur me akuzat e Ramush Haradinajt se ka shitur tokat te serbët, Rama u përgjigj prerazi: “Mirë, se këto nuk janë akuzat e një personi që të jetë shquar si ushtar i së vërtetës”.
“Nuk është fjala e një politikani ndaj një politikani tjetër, këtu bëhet fjalë për një qytetar të thjeshtë dhe drejtjuesin e opozitës që refuzon të japë një shpjegim prej lideri dhe që e mbyll debatin duke thënë se kjo është një lojë që e orkestron Rama.
Si mund të thuash këtë, si mund ta besosh Bashën? Këtu bëhet fjalë për karakterin e një drejtuesi të një opozite që nuk të premton asgjë. Kanë bërë aleat Covid-in dhe e shohin si shpresën e fundit për të rrëzuar qeverinë, për një qëllim që nuk kanë shanse ta arrijnë dot,” tha Rama.