Ylli Rakipi vë në lojë Bellanicën: S’je stabël…Mos ke parë dhe Bashën me të vdekurit. Ndërhyn Spiropali: Ai ka qenë dëshmitar i masakrës…

Dëshmitari i masakrës së Krushës në Kosovë, Milaim Bellanica, është vënë në lojë nga gazetarët Ylli Rakipi dhe Çim Peka në emisionin e këtij të fundit, pas deklaratave të Bellanicës se “flet dhe pi duhan me të vdekurit”.

Pa marrë parasysh traumën, vuajtjet dhe sakrificën që ai bëri duke filmuar bashkëfshatarët e tij të masakruar nga forcat serbe, ata e kanë pyetur me tallje dëshmitarin që akuzon Lulzim Bashën për zhdukjen e kësaj kasete.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ti thua se flet me të vdekurit, dhe pi duhan me ta, mos ke parë dhe Bashën aty me të vdekurit dhe nuk arrin ta ndash

Milaim Bellanica: Mua më ka obliguar morali i asaj kasetës, se unë s’e kam bërë as për Bashën as për Pezën. Unë s’e kam nis që një jav ditë këtë punë, unë e kam nis prej 2002 e këtej. Ti po thua se mua po më obligon politika. Unë e bëj për kombin

Ylli Rakipi: Faleminderit për kombin. Por mos shef edhe lulzim Bashën atje me të vdekurit? Ti flet me të vdekurit, ti i merr duhan të vdekurve…

Elisa Spiropali: Ai ka qenë dëshmitar i një prej masakrave më të rënda, të mos e genigrojmë tani se po na vë edhe në siklet!

Ylli Rakipi: Ai nuk është stabël… Ai duhet të vizitohet, se tha flas me të vdekurit, merre cojeni në spital t’i japin kurën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT