Basha ngre akuza të forta: Ja si qeveria ka fshehur 414 vdekje nga Covid

Lulzim Basha ka habitur jo pak mbrëmjen e së enjtes.

Ai ka publikuar në ‘Opinion’ disa letra që i cilëson si dokumente.

Edhe pse pa vule dhe pa firmë, Basha tha se janë dokumente nga spitalet dhe denoncimet që i vijnë. Kreu i PD shtoi se letrat janë pa kokë sepse disa mjekë guximtarë por të frikësuar, ia kanë dhënë atij.

“Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu” – tha Basha.

Edhe pse kreu i PD nuk dha asnjë të dhënë serioze, sipas shifrave që përfitoi t’i publikonte figuronte se autoritetet raportojne 509 vdekje në total, ndërsa Basha raporton 923.

E thënë ndryshe, sipas Bashës qeveria ka fshehur 414 vdekje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT