Basha lëshon bombën: Numri i të vdekurve janë dyfish më shumë sesa janë deklaruar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fort sot, ku tha se qeveria ka fshehur numrin e vdekjeve nga koronavisrusi.
Në studion e “Opinion”, ai publikoi të dhënat nga morgu, sipas së cilave, deri në muajin tetor, në vend kanë vdekur 923 persona, ndërsa janë raportuar 509.
Për sa i përket muajit nëntor, sipas të dhënave të publikuara nga Basha, numri i viktimave është 315, ndërsa janë raportuar 128.
“Po i bëj një thirrje prokurorisë, se për fat të keq qeveria ka bërë politikë me vdekjen, ka fshehur numrin e vdekjeve dhe kjo tani është e vërtetuar nga një listë me emra dhe mbiemra të personave që kanë ëndërruar jetë nga COVID. Jo vetëm kaq, jam gati të shkoj tani në morg dhe të marr evidencat plota dhe të vëretoj këtë që po them është fshehur numri i viktimave nga COVID. Ky është fakt. Dokumentet tregojnë qartë, me emër dhe mbiemër dhe të gjitha. Janë 923 të vdekur deri në tetor”, tha Basha.