Oketa: Kaseta e masakrës së Krushës ka ekzistuar, t’i njihen meritat Bellanicës!

Ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh sonte se kaseta e masakrës së Krushës ka ekzistuar, por kjo është goditje nën brez për Bashën.
Gjatë një bisede në Ora Tv ai u shpreh se e vërtate e kasetës duhet zbardhur.
Oketa nënvizoi se: “Kjo kasetë ka ekzistuar.
Personit që e ka regjistruar duhet t’i njihen meritat. Ka bërë sakrificë.
Të vihet gishti te Basha me siguri është një çështje që nuk e di ku mund t’i ketë burimet politike.
Organet e drejtësisë të flasin.
Nuk është hera e parë që në politikën shqiptare ndodhin goditje të tilla nën brez.
Është goditje nën brez për të gjithë interesat e kombit shqiptar.”