Humbje e dhimbshme! Për herë të parë në vend ndërron jetë një fëmijë nga covid, vetëm 16 muajsh

Një foshnje vetëm 16-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Vogëlushja kishte pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Që nga fillimi i pandemisë në vend kanë humbur jetën 657 qytetarë mes tyre dhe shumë të rinj, por ky është rasti i parë që një foshnje vdes nga virusi i rrezikshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT