Shifrat e Covid/ Basha: Rama të mos fshihet pas mjekëve, kemi kopje me emër e mbiemër! Prokuroria të veprojë urgjent

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit që të mos fshihet pas mjekëve po të bëjë detyrën karshi pandemisë, ndërkohë që e ka akuzuar se po i mbyll derën integrimit.
“Edi Rama po i mbyll për herë të 7 derën e integrimit euuropian.
E sigurova Di Maion se opozita është e përkushtuar të bjë gjithçka dhe se pas 25 prillit një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do të investohet drejtpërdrejt për të fituar kohën e humbur, jo vetëm atë por edhe fondet që mund të përfitojë, fonde europiane në formë grantesh të cilat Shqipëria si përfiton sepse për shkak të interesave të ngushta politike Rama bllokon integrimin e Shqipërisë”, tha Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, di Maio.
Deklarata e Bashës
Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.
Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.
Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të