Video/ Sa shqiptarë janë gjithsej? Basha lëshon perlën e radhës

Matematika po dëshmohet qartazi se nuk është arma më e fortë e liderit të opozitës, Lulzim Basha. Edhe në emisionin e mbrëmshëm te “Opinion”, kryedemokrati u ngatërrua në llogaritjen e shifrave dhe këtë e bëri gjatë përllogaritjes se sa shqiptarëve janë nëpër në Shqipëri dhe në botë.

Sipas tij, Shqipëria ka 3 milionë banorë, ndërsa Kosova 5 milionë, duke i nxjerrë shqiptarët në të dyja vendet 8 milionë.

“Unë kam përgjegjësi para 3 milionë shqiptarë në Shqipëri dhe 5 milionë shqiptarëve ne Kosove, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në të gjithë botën”, u shpreh Basha në emision.

Ndërsa drejtuesi i emisionit Fevziu iu drejtua Bashës: “Aman mos iu fut shifrave se do të bësh prapë gabime”. Por kryedemokrati në nxehje e sipër, iu kundërpërgjigj: S’ka rëndësi, 7 milionë shqiptarë janë, le të merren me mua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT