REVOLTOHEN MJEKËT/ Najada Çomo: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kemi fshehur humbjet e jetëve nga Covid, akuzat janë tronditëse (DEKLARATA)

Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv dhe mjekë të tjerë të spitalit janë shprehur të shqetësuar rreth akuzave të bëra në adresë të tyre një ditë më parë nga kreu I opozitës Lulzim Basha se kanë fshehur numrin e vdekjeve nga covid.

“Shkaku I një vdekjeje nuk përcaktohet nga politikanët. Askush nuk mund të ndryshojë shkakun e vdekjes. Akuzat tronditëse cënojnë dinjitetin tonë njerëzor e moral. Dalja jashtë shinave të së vërtetës është e rrezikshme në një kohë si kjo. Ti japim fund praktikës së të bërit politikë me vdekjen”, është shprehur shefja e Infektivit Najada Çomo.

Mbrëmjen e djeshme, në 19 nëntor, nga studio e Opinion, kreu I PD Lulzim Basha akuzoi për fshehje të rastit të vdekjeve nga covid. Deklarata e kreut të PD, shkaktoi tronditje në opionin publik ndërkohë që mjekët u vendosën nën akuzë.

“Nëse ka prova dhe fakte, atëherë ftojmë organet kompetente të hetojnë” shprehet Najada Çomo.

DEKLARATA E PLOTË – VIDEO:

Shprehim publikisht habinë tonë lidhur me akuzat e bëra dje nga kryetari I PD zoti Lulzim Basha në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse, që vënë në goditje profesionalizmin tonë si mjekë, por edhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona më shumë se 9 mujore në luftë me covid-19.

Nuk duhej kurrësesi të arrihej deri këtu. Dhe nuk është aspak dëshira jonë të merremi me deklarata publike. Por përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë opinionin publik si vijon:

Nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid-19 dhe e themi me përgjegjësi të plotë që kjo është jo vetëm praktikisht, por edhe teorikisht e pamundur.

Cdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese; kartela bashkëshoqëruese përmban edhe arsyen e vdekjes së qytetarit e cila është e firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit, nga mjeku që pikërisht ka konstatuar edhe vdekjen e personit.

Shkaku I humbjes së një jete në spital nuk mund të përcaktohet as nga politikanët as nga kushdo qoftë, përvec mjekut përkatës.  Kartela bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorit të tyre në këtë kohë kaq të vështirë për njerëzit.

Askush nuk mund ta ndryshojë dot, shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip I tërë mjekësh të mund të parafyturohet dhe të akuzohet si I përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara.

Gjithashtu bëjmë me dije se nëse kjo akuzë do të përsëritet ne do të ftojmë organet kompetente që të hetojnë duke bërë verifikimin e cdo kartele mjeksore. Ne nuk do lejojmë kurrsesi pa adresuar me ballafaqim miqësor apo ligjor këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe professional.

Duhet ti jepet fund njëherë e mirë praktikës politike dhe mediatike të lojës me vdekjen që ka sjellë jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme. Në këtë kohë të vështirë kjo është gjeja e fundit që do të na kishte shkuar në mend ndërkohë që krejt të kundërta duhet të jenë mesazhet e figurave publike për popullin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT