Di Maio-Ramës: Të shtohet mësimi i italishtes në Shqipëri, ja kushtet e reja të Romës zyrtare

Italia i ka kërkuar Shqipërisë në mënyrë të qartë që të mos largohet nga zona e influencës së Romës zyrtare.
Shefi i diplomacisë italiane, Luigi di Maio, i cili sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë konferencës së shtypit të përbashkët me Kryeministrin, Edi Rama, ka kërkuar që mësimi italishtes të rikthehet një prioritet në arsimin publik shqiptar.
Sot Rama e Di Maio kanë firmosur një marrëveshje të bashkëpunimit ekonimik, e cila është shumë e rëndësishme, pasi Roma, në fakt është “garancia” financiare që Shqipëria të përthitë 101 milionë eurot e dhënë nga BE-a për të rimëkëmbur pasojat e tërmetit, fonde që u dhanë në konferencën e donatorëve.
Deklarata e kryeministrit Rama
Kryeministri Rama tha se Italia është pranë Shqipërisë në momentet më të vështira si dhe në këtë moment për të siguruar vaksinën anticovid.
“U gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë njerëzish. Nuk mundem të mos e kujtoj këtu edhe përfshirjen e mikut tonë Luigi Di Maio dhe kryeministrit Conte duke shprehur mbështetjen maksimale edhe në Konferencën e Donatorëve. Sot ndajmë së bashku edhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota të përballjes me armikun e padukshëm, COVID-19. Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se “siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali. Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh. Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë”.
“E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë”, Rama.
Deklarata e Di Maio
Ndërkaq ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, pasi ka falendëruar rolin e Shqipërisë në ndihmën që i ka dhënë Italisë gjatë fillimit të pandemisë ka premtuar se Roma zyrtare do të vijojë të jetë afër Shqipërisë në ndihmën si për integrimin europian, por edhe në rimëkëmbjen e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së Covid 19.
“Kam qenë në Tiranë pas tërmetit, se imagjinuam se një tëagjedi e re do të diste ne dhe botën. Duhet të bëjmë edhe më mirë, deklaratë për komision ekononik të përbashkët për dialog dhe investime. Ne mbështesin financiarisht planin infrastrukturor të qeverisë shqiptare dhe këtrkrojmë që të rritet në një nivel më të lartë përhapja e gjuhës italiane në Shqipëri, një prani më të madhe të arsimit italian edhe në institute profesionale”, tha ministri i Jashtëm i Italisë.
Di Maio, deklaroi ndërkaq, se duhet të ketë një rritje të rrjetit të firmave italiane që investojnë në Shqipëri. Në lidhje me hapjen e negoiatave, Di Maio, deklaroi se “Mbështesim thirrjen e konferencës së parë Ndërqeveritare, pavarësisht ndalesës që pësoi këtë javë në Këshillin Europian, ne jemi pro nisjes së konferencës si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut”. /Gazeta Shqip