Remdesiviri trajtoi pacientët me Covid-19, OBSH bën thirrje: Nuk ka efekt, spitalet të mos e përdorin më

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje institucioneve shëndetësore që të mos e përdorin më ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Sipas tyre, ky ilaç nuk ka ndonjë efekt domethënës në kurimin e pacientëve me koronavirus.

Gjatë ditës së sotme, Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) deklaroi se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.

Vende nga e gjithë bota e kanë përdorur këtë ilaç anti-viral që prodhohet nga Gilead Sciences.

Fillimisht u raportua se ilaçi mund të shkurtonte kohën e shërimit të pacientëve të infektuar, por tashmë kanë rënë poshtë këto pretendime.

Gjatë infektimit me koronavirus edhe Presidenti amerikan, Donald Trump u trajtua me Remdesivir.

Pas studimeve u zbulua se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt të rëndësishëm në kohën e shërimit të pacientëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT