Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të Osumit (VIDEO)

Uji i lumit Osum është nxirë. Lumi që përshkon qyteti e një e mbi një dritareve ka dhuruar një pamje të frikshme, pasi është i nxirë, sterrë.
Shumë njerëz e kanë denoncuar një gjë të tillë dhe se theksuan se ndotja vjen si pasojë e derdhjeve në lumë të bërsive nga fabrikat e vajit . Por një fenomen tjetër i ndotjes është dhe derdhja e ujërave të zeza.
Gjithashtu në këtë lumë ka edhe bagëti të ngordhura. Kjo përbën rrezik epidemie për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera lokale që kanë për detyrë të monitorojnë respektimin e ligjit.
Ndotja e lumit Osum ka qenë një problematikë e vazhdueshme që duket se nuk ka marrë zgjidhje.