VIDEO/ PD provokon: Në kulmin e pandemisë, Edi Rama braktisi për 119 ditë detyrën. Asnjë ditë të vetme në zyrë

Partia Demokratike duke marrë shkas nga lajmet e mediave që raportonin se Rama nuk kishte qëndruar 119 ditë në zyrë, ka postuar një video ironizuese ndaj kryeministrit.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Facebook Edi nuk punon për ju”, thuhet në postimin zyrtar të Partisë Demokratike.
Në këtë video jepen me pamje nga zyra e Ramës me piktura nga tavolina e punës së tij, duke theksuar se ai ka 119 ditë që nuk del në zyrë, e ndërsa në sfond dëgjohet zilja e telefonit duke nënkuptuar se nuk ka kush që të përgjigjet për hallet e popullit.