Burra si Bashkim Kopliku gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj

Nga Spartak Ngjela  

Para disa orësh u njoftova se, dje, ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku.

Ishte miku im i vjetër. Inxhinier i talentuar, dhe një burrë me kod moral të pacenueshëm. I talentuar, aq sa edhe i drejtë; intelekt i lartë, aq sa edhe me thjeshtësi në sjellje; ministër i suksesshëm dhe i pakorruptueshëm.
Me veprimtari të madhe profesionale në Durrës.

Bashkim Kopliku ishte themelues dhe drejtues i talentuar i Uzinës Elektronike në Durrës, që iu dha mundësi të gjithë shqiptarëve të dilnin nga errësira izoluese me televizorë të nivelit të lartë për kohën.

Bashkim Kopliku, ishte shkodrani i talentuar dhe intelektuali i nivelit të lartë teorik, që i dha shoqërisë së emancipuar durrsake, gjithçka për modernizimin e jetës së saj.

Tani ai nuk jeton më, por, për burra si ky, gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj.

Ngushëllimet e mia familjes së tij, duke theksuar: marr edhe unë pjesë në pikëllimin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT