Vuçiç flet në varrimin e patriarkut Irinej: Shqetësimi më i madh i tij ishte Kosova, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajur një fjalim në varrimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19.
Ai tregoi edhe dëshirat dhe shqetësimet e fundit të Irenej-t, duke u shprehur se Kosova ishte shqetësimi më i madh i tij ishte Kosova, dhe se pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në Prizren.
“Shqetësimi i tij më i madh ishte Kosova dhe Metohija, dhe megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren, ai mbeti gjakftohtë. Ai besonte në forcën në rritje të shtetit serb dhe në bindjen e botës se një zgjidhje e drejtë ishte e mundur për Kosovën”, tha Vuçiç.
Presidenti serb tregoi edhe për dashurinë që Irinej e kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.
“Patriarku ynë e donte Rusinë pafundësisht, Patriarkun Kirill, dhe ai ishte pafundësisht mirënjohës Presidentit Putin për ndërtimin e këtij tempulli. Ai nuk ishte kundër Perëndimit, përkundrazi, ai priti dhe besoi se do të ndryshonte pozicioni i tij për çështjen e popullit tonë dhe se ne do të ishim në gjendje të kishim paqe”, tha presidenti serb.