Shpërthimi i Covid, Rakacolli zbulon nëse do mbyllen shkollat

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se me shifrat aktuale nuk parashikohet mbyllja e shkollave

“Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm që hapja e shkollave të ketë pasur rëndim të shifrave. Ajo që komiteti vlerëson është mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve dhe është edhe orientimi që jepet nga OBSH.

Në shifrat që jemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, nuk e diskutojmë për momentin sot.

Siç kemi parë shifrat edhe ndryshojnë. Nëse do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë. Por shifrat të jenë të qëndrueshme dhe e kemi parasysh mirëqenien e fëmijëve”, deklaroi Rakacolli në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT