Basha: Njerëzit, pamundësi për të siguruar ushqimin bazë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në një biznes të produkteve bazë të konsumit në Tiranë, ku tha se pandemia ka thelluar krizën dhe njerëzit kanë pamundësi për të siguruar ushqimin bazë.

Sipas kreut të PD, zgjidhja është një paketë ndihme për personat që nuk kanë të ardhura e që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.

“Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javesh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura. Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare. Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT