Pas Vuçiçit, Kosova i ndalon hyrjen nënkryetarit të Beogradit: Ishin dy fouristrada policie, më thanë jam kërcënim për vendin… (VIDEO)

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në vend nënkryetarit të komunës së Beogradit, Goran Vesiç pasi ky i fundit duke udhëhequr një delegacion do të shkonte në Mitrovicë.

Vesiç përmes një shënimi në Instagram thotë se ishin dy xhipa policie që i treguan një dokument nga qeveria ku thuhej se ai nuk duhej të hynte në Kosovë pasi ishte kërcënim për vendin.

Ai shton se shqiptarët që flisnin edhe serbisht i thanë se u vinte keq për këtë vendim, por ishte nga qeveria.

Ai e cilëson si të padrejtë këtë vendim dhe akuzon kryeministrin Hoti për mungesë bashkëpunimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT