Meta i rikthehet sulmeve: Ata nuk janë udhëheqës, janë kuislingë!

Ilir Meta ka sulmuar Edi Ramën me anë të postimit të një videoje nga Dibra e Madhe ku ndodhet për vizitë.
Meta, është takuar me një artizan, i cili i thotë Metës se “ka udhëheqës që nuk ja duan të mirën atdheut. E Presidenti ja kthen: ata nuk janë udhëheqës, janë kuisling. Konteksti i bisedës nuk është vendosur pasi videoja është e shkurtër e duket qëllimin e ka pasur pikërisht për të perifrazuar frazën “kuislingë”.
Postimi i Metës
Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.
Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.
Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut! U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!” /GazetaShqip