Kompania më e madhe ajrore gjermane investon në Shqipëri, Rama: Mbi 200 vajza e djem të punësuar

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme zyrat e kompanisë gjermane Lufthansa në Tiranë, një investim i madh i gjigantit të fluturimeve gjermane në vendin tonë.
Lufthansa Industry Solutions ka punësuar mbi 200 djem dhe vajza profesionistë në informatikë, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
“Numrat e të punësuarve këtu janë vërtet mbresëlënës, dhe është vërtet stimuluese të dëgjosh se kjo është vetëm faza e parë. Për shkak të koronës jeni detyruar të mbani pezull kalimin në katin sipër, ku do ta dyfishoni numrin e punonjësve. Edhe në këtë kat mund të ndjesh atë që ndjen kur hyn në kompanitë prestigjoze gjermane”, u shpreh Rama.