“Më rëndë se sot, nuk ka qenë asnjëherë në 9 muaj”, zv/kryeministri reagon ndaj shifrave të COVID, thirrje qytetarëve: A e mban dot këtë barrë për gjithë jetën?

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe me anë të postimi ka lëshuar alarmin rreth shifrave rekord të COVID-19 në vend dhe ka nxjerrë disa fakte rreth infektimeve.

Sot u regjistruan 17 viktima dhe 795 raste të reja me koronavirus.

Sipas tij, mosha më e prekur tani është 65-74 vjeç.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të mbrojnë njëri-tjetrin dhe familjarët duke respektuar masat.

Postimi i plotë:

“ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT,

NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ!

A DO REAGOJME APO

DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?

Gjithcka e kishim dhe e kemi ende

NE ne dore;

E di qe eshte e veshtire keshtu,

por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE!

Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene,

cdo gje tjeter duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen,

cfare skemi thene kunder saj,

po i rezistojme nje mbylljeje te re tani,

ama vete, secili prej nesh,

duhet te bej te tijen:

TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;

Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit!

Shiheni numrat;

Mosha me e prekur tani eshte

65-74 vjec!

Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej nesh qe hyme e rrime kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETEN PABE MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE,

ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!

A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?;

E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT