Debati për numrin e vdekjeve, Meta: Nuk besoj se mjekët i ka blerë Rama, por prokuroria duhet të hetojë

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar prokurorisë që të bëjë transparencë në lidhje me numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.  Reagimi i Metës vjen pas denoncimit të kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria ka fshehur gjysmën e vdekjeve, akuzë e hedhur poshtë nga autoritetet.

Meta tha gjatë një intervistë në ABC se qeveria nuk e shfrytëzoi verën për të marrë masat e nevojshme.

“Prokuroria i detyrohet popullit shqiptar të bëjë TRANSPARENCË për humbjet e jetëve nga COVID-19. Ka për detyrë për të hetuar. Nuk mund të thëm që ka apo nuk ka shifra të tilla, por duhet hetuar në lidhje me denoncimin e kryetarit të opozitës.

Qeveria nuk ndoqi udhëzimet e OBSH dhe presidentit për rritjen e testimeve dhe me përgatitjen për valën e dytë. Periudha gjatë verës nuk u shfrytëzua. Duhet të kishim të paktën 2 mijë shtretër dhe pajisje përkatëse për të gjithë të prekurit me COVID. Shteti duhet të kishte porositur më shumë pajisje oksigjeni për qytetarët që kanë nevojë.”, tha presidenti.

Presidenti tha se i vlerëson mjekët dhe nuk beson se janë të blerë nga Rama.

“Qeveria duhet t’i japë prioritetin e duhur pandemisë. Nuk mund të akuzohet për vdekjet, por qeveria duhet të kërkojë bashkëpunim me të gjitha palët“, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT