Përfshirja e Bashës në raportin e Dick Martyt, Topalli: E kaluara e tij e dyshimtë, mendoj shumë gjëra por…

Kryetarja e forcës më të re politike në vend “Lëvizja për Ndryshim” , Jozefina Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.
Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ish kryetarja e Parlamentit komentoi edhe zërat që lidhen me akuzat në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t.
“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem,” tha Topalli.