Do të mbyllen shkollat? Rama: Vendimin nuk e marr unë, sipas të dhënave…

Kryeministri Edi Rama, në konferencë e përjavshme për shtyp, ndërsa foli për përhapjen e koronavriusit në shkolla, tha se, sipas të hënave, ato nuk konsiderohen vatra të nxehta të përhapjes së COVID.

Sipas Ramës e rëndësishme është që të respektohen masat në shkolla, ndërsa shtoi se vendimin për mbylljen apo jo të tyre, nuk e merr ai vetë, por ekspertët.

Kreu i qeverisë theksoi se dmosdoshëmria për të mbajtur një ekuilibër mes mbrojtjes së drejtë-për drejtë të qetësisë mendore dhe mbrojtjes së fëmijëve, është në rendin e ditës në këtë vendimmarrje.

“Sipas të gjitha të dhënave, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapsirë që si të gjitha hapësirat e tjera, kanë potencialin eter të rrezikut. Është e rëdnësishme që masat të respektohen në çdo shkollë, siç po ndodh, që personeli pedagogjik të jetë sa më i durueshëm dhe sa më këmbëngulës në zbatimin e tyre. Ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë, është që në vlerësimet e përgjithshme në lidhej me shkollat, dmosdoshëmria për të mbajtur një ekuilibër mes mbrojtjes së drejtë-për drejtë të qetësisë mendore dhe mbrojtjes së fëmijëve, është në rendin e ditës në këtë vendimmarrje, por kjo i takon autoriteteve tona, jo ne dhe askujt. Unë jam i vetëdijshëm për këtë sfidë, pro e rëndësishme është që secili të bëjë detyrën e vet”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT