Skandali/ “Babait tim 79-vjeçar të lindur në Çamëri i ndryshojnë vendlindjen”

Nga Alket Veliu

Po i vrasin për të tretën herë!

Sot, im atë 79 vjeç merr në dorë kartën e identitetit të rinovuar dhe konstaton gabime në të dhënat e vendlindjes.
Deri në këtë moshë vendlindja e shënuar në çertifikatë lindje dhe familjare, ID Card apo pasaportë ka qënë shënuar: Varfanj, Çamëri.

Sot pas marëveshjes së fshehtë mes qeverisë Shqiptare dhe asaj Greke im atë ka lindur në Varfanj, Shqiperi.
Duke u interesuar pranë autoritetit që lëshon kartat e identitetit lidhur me këtë pasaktësi në të dhënat personale jepet pergjigje që : në plotësimin e të dhënave personale dhe më konkretisht për vendin e lindjes zbatohet udhezimi nr. 7733/4 datë 23.10.2014.

Lexoj me vëmendje udhëzimin dhe konstatoj që nëse do të zbatohej udhëzimi i mësiperm karta e identitetit duhet te ishte një nga opsionet:
1) Varfanj, Çamëri ( nëse ska toponime të dorëzuara ne OKB) ose,
2) Parapotamos, Greqi (nëse toponimet janë të dorëzuara në OKB)

Lind pyetja: ku e gjeti gjendja civile toponimim inekzistent Varfanj, Shqipëri?

Pas interesimeve paraprake rezulton që nuk kemi të bejmë me një gabim teknik pasi ky problem evidentohet te të gjithë Çamët e lindur në Çamëri para 1945.

Nuk ka dyshim që gjithë shqetësimet e Çamëve lidhur me marëveshjen e fshehtë mes dy vendeve nuk ishin rrufe ne qiell të hapur por ishim ne që kuptuam qartë se çfarë çorbe po gatuhej në atë kazan anti-Shqiptar të quajtur marëveshje.

Ideatori i kësaj rrumpallnaje ka një emër dhe ai është Edi Rama.

Është ky njeri i cili pasi dëboi nga vendi me politikat e veta qeverisëse më shumë 400.000 Shqiptarë (shumica te rinj).
Pasi lejoi pushtimin e jugut të Shqipërisë me ushtarë të vdekur imagjinarë apo me varre bosh.
Pasi nën petkun e “nacionalistit” kërkon të coptojë Kosovën apo dhe të zhduk termin Çamëri nga dokumente shtetërore dhe tekste shkollore.

Sot, këtij anti-shqiptari nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse te jetë bashkëautor në krimin e nisur në 1944 nga Zerva dhe vazhduar ne 1953 me heqjen e dhunshme të nënshtetësisë nga Enver Hoxha, duke i vrarë për të tretën herë ne 2019.

Me tjetërsimin e të dhënave identitare që po u bën atyre pleqve të lindur ne Çamëri që janë akoma gjallë, Edi Rama po ua bën ditët e mbetura të jetës akoma më të vështirë.

Nëse këta pleq do të kenë procese gjyqsore në Shqipëri apo jashtë, ndryshimi i vend lindjes përben problem juridik për ta dhe do tu duhet një kalvar mundimesh për vërtetuar që janë të njëjtët persona, nëse Zoti do tu japi aq ditë jetë.

Me tjetërsimin e qëllimshëm të të dhënave Edi Rama varrosi përfundimisht ëndrrën e këtyre pleqve për të parë edhe një herë tokën ku lindën duke u renditur në një ndër shqipfolësit më anti-shqiptar të të gjitha kohëve.

Bashkëngjitur: pasaporta dhe Karta e identitetit me vendlindje të ndryshme, Udhezimi Nr. 7733/4./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT