Goditja finale për Trump, shteti kyç për zgjedhjet presidenciale certifikon fitoren e BIDEN

Donald Trump duket se ka marrë goditjen finale, duke iu shuar përfundimisht shpresat për një përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, që nxoren fitues demokratin Joe Biden.
Zyrtarët ne Pensilvani kanë certifikuar rezultatin e zgjedhjeve që nxjerrin përfundimisht fitues Biden.
Guvernatori i Pensilvanisë tha të martën se ky shtet “e finalizoi demokratin Biden si fitues të garës presidenciale”.
Pensilvania, një shtet fushëbetejë me 20 vota elektorale dhe me mjaft rëndësi në zgjedhjet e 3 nëntorit, çimenton fitoren e zotit Biden.
Certifikimi i rezultatit në Pensilvani, vjen pasi edhe dy shtete të tjera të konstestuara nga Trump, Xhorxhia dhe Miçigani vulosen rezultatin e zgjedhjeve, duke nxjerrë gjithashtu fitues Biden.
Xheorxhia në mënyrë të ngjashme vërtetoi rezultatet e zgjedhjeve duke konfirmuar Biden si fituesin javën e kaluar.
Ndërkaq, në Miçigan zyrtarët e bënë çerfitikimin mbrëmë. Zoti Biden fitoi me 154,000 vota më shumë, mes përpjekjeve këmbëngulëse të Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve./Gazeta SHQIP