“Mos ça kokë fare”/ Cako i jep recetën gazetarit të infektuar me Covid: Për 5 ditë do shërohesh
Kolegu i tij në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell, Alfred Cako, i cili njihet për idetë e tij se Covid nuk ekziston dhe se e gjitha është një shpikje për të manipuluar popujt, ka dhënë një video mesazh, për Edi Manushin.
Ky i fundit u infektua me Covid, dhe ishte i ftuar sot në “Ftesë në 5” duke folur nga shtëpia me skype se si po kalon izolimin.
Ndërkohë Cako i ka dhënë disa këshilla se sit a kalojë Covid për 5 ditë, kur në fakt koha që duhet kaluar në karantinë është 2 javë sipas ekpertëve mjekësorë.
“S’më dëgjove mua, kur thoja jo maskë, jo tampon, jo në spital, por dëgjoje më shumë Bledi Manen, mos i dëgjo këto rilindasit shumë më dëgjo mua, hajt të shkuara. Ki parasysh mjekimet e amerikanëve. Mos ça kokë se për 4-5 ditë je i shëruar. Do dalësh për vrap, të mos harrosh vitaminën C, avokado, zink, vitaminën D lëng,” tha Cako.