Kryemadhi i nënshtrohet një operacioni, zbulon infektimin me koronavirus: E kam puthur Metën dhe…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin, por pa asnjë simptomë. Kryemadhi deklaroi në Top Channel se zbuloi se kishte qenë e infektuar me COVID, gjatë kohës që iu nënshtrua një operacioni. Kryetarja e LSI ka mbajtur vazhdimisht qëndrime “konspirative” kundër koronavirusit dhe deri vonë ka refuzuar edhe mbajtjen e maskës.

“ Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptom. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. Kur po bëhesha operacion për bajamet, mjeku italian më tha se e ke kaluar covidin. E kam puthur Ilir Metën kur isha me COVID dhe nuk e kapi. Asnjë prej familjes time nuk u infektua, përveç meje.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka treguar se bashkëshorti i saj, që është një kohësisht edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk e ka uruar për rizgjedhjen në krye të LSI.

 “Nuk më ka uruar Meta akoma, nuk më ka thënë që urime. Jo absolutisht jo, nuk kemi hatërmbetje,”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe çdokush mund të kandidonte.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë, por të kërkonte votëbesim për kryetaren.

Për Kryemadhin beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

“Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat edhe për kryetar. Kushdo dhe nga ju që mund të jeni këtu ose kushdo që na dëgjon mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sepse sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente.”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT