Vendimi për shkollat, reagon Basha: Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, nuk ka asnjë plan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për vendimin e qeverisë për mbylljen e pjesshme të shkollave, dhe realizimin e mësimit të alternuar.
Sipas tij ky vendim tregon edhe një herë se kryeministri dhe qeveria e kanë humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se nuk ka asnjë plan konkret në lidhje me këtë situatë.
“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!”, shkruan Basha në Twitter.