Do të uleshe në tryezë me Ramën? Basha: Për asnjë ditë të vetme unë…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Shkodër, ku zhvilloi një takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Voltana Ademin, ndërsa tha se qyteti verior është braktisur nga qeveria në kohë pandemie.

I pyetur nëse do të ulej në një tryezë me Ramën për situatën e pandemisë, Basha iu shmang nj përgjigjeje të drejtpërdrejtë, ndërsa u shpreh se as ai e as PD nuk kanë bërë politikë me pandeminë.

“Për asnjë ditë të vetme PD dhe unë nuk kemi bërë politikë me pandeminë. Jemi të parët që kemi propozuar planin. Është e qartë se ata që kanë përgjegjësinë për të ndihmuar njerëzit nuk po bëjnë këtë, por duan të heqin vëmendjen nga pandemia. Unë kurrë politikën nuk e kam parë si qëllim në vetvete, mendoj se edhe në opozitë mund tu shërbejnë njerëzve.

Por të na kishin dëgjuar të jeni të sigurt se edhe gjendja e infeksioneve nuk do ishte kështu. Për rrjedhojë edhe numri i të sëmurëve. Gjendja nuk përballet duke u fshehur pas gishtit. Të gjithë e dimë që numri i atyre që humbin jetën në spitale por edhe jashtë është shumë i madh. Të shkunden nga propaganda. Pyetja që shtroj sot është edhe sa njerëz duhet të vdesin dhe sëmuren?”, theksoi kryedemokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT