Mjeku Arjan Harxhi: Spitalet rajonale të hapen sa më parë, në protokolle të përfshihen edhe reanimatorët
Mjeku Arjan Harxhi thotë se hapja sa më parë e spitaleve rajonale për pacientët me Covid-19 do të ndihmonte në lehtësimin e mbingarkesës së spitaleve në Tiranë.
Ai gjithashtu u shpreh se në kohë pandemie po punohet me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës, ndërkohë që është nevoja për një standard më të kualifikuar.
“Kam qenë gjithmon partizan që në kushtet e pandemisë, spitalet rajonale të përfshihen në strategjinë e përballimit, por duhet sa më parë që këto spitale rajonale të hapen. Protokolli, ne i kemi, por sa jemi në gjendje që t’i zbërthejmë në buxhet, që t’i përballojmë? Si Remdisivir, që është një antiviral i licencuar nga SHBA dhe OBSH. Është shumë e rëndësishme që në këto protokolle të përfshihen edhe reanimatorët. Ne kemi nevojë për protokolle të menaxhimit respirator, që është një protokoll që i përket reanimatorëve. Covid është i të gjithëve dhe me këtë sy duhet parë”, tha Harxhi.
“Një strukturë COVID kërkon mjekë ekstra. Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës ndërsa të sëmurët me Covid kërkojnë standard të lartë. Kam qenë gjithmonë partizan që në ksuhtet e pandemisë spitalet rajonale të përfshihen. Për protokollet jam me atë që një protokoll duhen zbërthyer në buxhet. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen reanimatorët, Departamenti dhe shoqata do doja të ishin më aktivë. Covidi nuk është i askujt, as i infeksionistëve, as i pneumologëve”, vijoi Harxhi.