Eugena Tomin tregon grup-moshën që ka përhapjen më të madhe të COVID-19 në Shqipëri: Rimbursim edhe për rastet e dyshuara kur tamponi del negativ

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Eugena Tomin, teksa ka komentuar rekomandimin më të fundit për të alternuar mësimin në arsimin para universitar me mësim online, tha se vlerësimi i specialistëve ka nxjerr në fokus se për këtë grup moshë ka përhapje të ulët të COVID-19.
Tomini theksoi se, është rekomanduar mësim në distancë e alternuar me mësim në klasa në varësi dhe të zonave gjeografike ku përhapja e virusit ndryshon. Mjekja tha se, grup mosha që ka përhapjen më të madhe të COVID-19 është 20-35 vjeç.
“Për sistemin parashkollor është vërtetuar është shumë herë më i ulët pozitiviteti. Është gjykuar sipas skenarëve të Ministrisë së Arsimit që të alternohet mësimi online me pjesëmarrjen fizike”, tha ajo për Euro News.
Tomini tha se, rimbursimi i ilaçeve për rastet e dyshuara me coronavirus bëhen përmes recetave elektronike që plotësohen nga mjeku i familjes. Mjekja tha se rimbursimi ndodh edhe për rastet e dyshuara kur tamponi del negativ.
“Rimbursimi bëhet edhe në rastet negative për raste e lehta dhe të mesme. Është mjeku i familjes që e klasifikon rast të dyshuar. Rimbursimi bëhet përmes recetave elektronike, ku me anë të një kodi që i shkon pacientit merr medikamentet në farmaci”, përfundoi Tomini për Euro News.