VIDEO/ Firmoset marrëveshja për 2 mijë apartamente në Durrës, Rama nga Abu Dhabi: Investimi i parë i madh…

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka nënshkruar marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Me një video live në Facebook, Rama tha se po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase në vendin tonë.
Rama theksoi se do të fillohet me Durrësin, ku investimi i parë i madh do të jetë transformimi i portit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut.
“Për të dakordësuar marrëveshjen që e firmosëm sot që i hap rrugë kantierit. Sipërmarrësi i botës Arabe, do të fusë disa prej ngrehinave më mbresëlënëse, do të realizojë qoftë në banesat e Spitallës qoftë ato që do ndërtohen ën vend të pallateve të shembura në Durrës. Emiratet e Bashkuara do të përfshihen edhe në zhvillimin e Durrësit në përfshirjen direket në projekte të mëdha. Do firmosim marrëveshjen mes dy qeverive, për investime të drejtpërdrejta në Shqipëri. Sheiku Mohammed bin Zayed rikthehet për herë të dytë në Shqipëri.
Për herë të parë u ul me një avion ndihmash në Kukës, për të mbështetur viktimat e spastrimit etnik. Duke e nisur nga Durrësi, me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut. Më të keqen e kemi lënë pas, më të mirat po vijnë”, tha Rama.