Ilir Meta kujton tërmetin e 26 nëntorit: Jo propagandë, drejtësia të hetojë përgjegjësit!

Kreu i Shtetit, Ilir meta ka përkujtuar tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar duke ngushëlluar familjet e viktimave dhe duke kërkuar nga qeveria të mos bëjë propagandë, por të japë më shumë transparencë për procesin e rindërtimit.

Meta tha se është e papranueshme që një vit më pas nuk kemi ende strehim të garantuar për shumë familje të prekura nga kjo fatkeqësi.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shprehet presidenti Meta.

GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT