Bilanc i tmerrshëm nga COVID në Itali, autoritetet nxjerrin shifrat për 24 orët e fundit

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike të të prekurve dhe viktimave me koronavirus. Sipas autoriteteve, në vendin fqinj gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 822 persona të infektuar me koronavirus.
Krahasuar me dje ka 100 viktima më shumë, pasi dje u raportuan 722 të vdekur.
Gjithashtu, raportohet se janë regjistruar edhe 29 003 raste të reja infektimesh, rreth 4 mijë infeksione më shumë se dje./Gazeta Shqip