Dokumenti/ Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidencës.
Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com Osmani poashtu ka ndaluar edhe shpalljen e konkurseve të reja deri në një vendim të ri.
Vendimi i presidentes nw detyrw i është dërguar sekretarit të Zyrës së Presidentit, dhe Administratës. Mbrëmë Osmani përmes një vendimi ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Ky vendim i Osmanit erdhi pasi të martën u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala u emërua konsull në Pragë të Çekisë.
Kurse për Halim Krasniqin ishte raportuar se ishte riemëruar kundërligjshëm konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë.
Vendimi për tërheqjen e tij ishte marrë më 30 mars 2020 nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Por që, ish- presidenti Thaçi ka refuzuar ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisw sw Jashtme.