Tragjike në Kosovë! Vdes nga koronavirusi 29 vjeçarja në javën e 27-të të shtatzënisë

Një lajm tronditës vjen nga Kosova ku raportohet se ka ndërruar jetë një grua 29-vjeçare nga koronavirusi.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja

Sipas Gazetes Express, 29-vjeçarja shtatzënë vdiq pasditen e sotme rreth orës 15:15. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 15 viktima dhe 775 raste të reja nga 1.903 testime të kryera për të dyshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT