Shqipëria mbetet në vendnumëro, UEFA publikon renditjen e kampionateve në Europë

UEFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen për sa i më i përket kampionateve në Europë. Për sa i përket Shqipërisë, kampionati shqiptar renditet në vendin e 36 nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, teksa ka koleksionuar 7500 pikë.

Ajo çka bën përshtypje në këtë listë është fakti se para kampionatit shqiptar, renditen me më shumë pikë Liehteshtejni, Moldavia apo Maqedonia.

Ndërkohë, për sa i përket llogaritjes së pikëve ato vinë nga paraqitjet e skuadrave në kompeticionet më të rëndësishme Europiane, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.

Sakaq, kampionati kosovar pozicionohet në vendin e 53, pa pësuar ndryshime, ndërsa kanë grumbulluar 2500, duke lënë pas vetes kampionatin e Andorrës dhe San Marinos.

Renditja kryesohet nga Spanja, teksa në podium janë edhe kampionati anglez dhe ai italian, ndërsa jashtë 10 së parë ka mbetur kampionati holandez i cili është penalizuar nga paraqitjet e skuadrave në kompeticionet Europiane./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT