Tërmeti i vitit të kaluar/ “Mbi 1 mijë familje do të futen në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri”

Zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli tha se mbi një mijë familje do të futen në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri.
“Projekti është ndarë në dy pjesë, në banesa individuale brenda vitit dhe më pas pallatet.
Një pjesë e madhe do ta gëzojnë vitin e ri në shtëpitë e reja, ata që kanë pasur shtëpi individuale, numri i shtëpive mbi 1000 mijë familje në shtëpi individuale, një e dhënë e verifikueshme, shtypu që po ndiqen nga Fondi i Zhvillimit, të ndara në 6 paketa, vetëm në Shijak do të përfundojnë 400 banesa, deri tani 270 përfundojnë në muajin nëntor në Shijak, 400 janë deri në fund të vitit.
Në nivel projektimi ka filluar me fillimin e vitit me nivelin e buxhetimit pas muajit shkurt. 70 shtëpi janë dorëzuar, janë 40 e ca kantiere në Shqipëri, banesa e pallate të reja.”, tha ai.
Nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit që lamë pas, pati51 të vdekur, 913 të plagosur e mijëra familje pa shtëpi.