Rol vendimtar në krijimin e qeverisë në Mal të Zi, dy postet që do mbajë shqiptari Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç ka një rol kyç në krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.
Mësohet se i mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiq do të paraqesë nesër emrat përfundimtarë për përbërjen e qeverisë së re.
Krivokapiq do të prezantojë më 2 dhjetor përbërjen e kabinetit dhe programin përpara Kuvendit, që më pas pritet të votojë dhe qeverinë e re
Sipas asaj që raportojnë mediat malazeze, shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është dhe një nga pikat kyçe të krijimit të koalicionit qeverisë do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai do të jetë gjithashtu dhe zv/kryeministër.