VIDEO/ Fitoi betejën me COVID, dëshmia e pacientes: Shtrimin në spital e mora me frikë, por…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një pacienteje, e cila fitoi betejën me koronavirusin.

Mirgena Qoshja, nga Kruja, tregon se simptomat e sëmundjes i nisën më 2 nëntor dhe se fillimisht hezitoi të shkonte në spital edhe pse gjendja e saj u përkeqësua.

Ajo tregon se frika e saj lidhje me ato që kishte dëgjuar në ligje me gjendjen e spitaleve në vend, por tha kishte ngelur e kënaqur nga trajtimi.

“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid. Në datë 2 nëntor nisën shqetësimet e para. Shkova te doktoresha. Në fillim isha mirë dhe pastaj më hipi temperatura dhe shkova në spital Aty më dhanë ndihmën e parë me oksigjen.

Më dërguan te Infektivi, pavijoni i 3. Më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, shprehet ajo.

Një apel për qytetarët e ka edhe bashkëshorti i saj i cili falënderon mjekët që rikthyen sërish në jetë të shoqen.

“Unë jam bashkëshorti dhe nga të gjitha komunikimet që kam pas me doktorët kam përshtypje të jashtëzakonshme. I lutem të gjithëve të mos ngurojnë të shkojnë të spitali. Shpëtimtarët sot për sot janë vetëm doktorët. I falënderoj të gjithë që e kanë ndihmuar nusen time dhe sot e kanë kthyer në jetë”, shprehet  ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT