Donald Trump thotë se do të pranojë humbjen e zgjedhjeve në SHBA, por me një kusht

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm që të pranojë humbjen e zgjedhjeve, por ka një kusht të vetëm.
Në një konferencë për gazetarët, ai ka thënë se është i gatshëm që t’ia lërë vendin presidentit të zgjedhur Joe Biden, vetëm nëse ai do të votohet nga shumica e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Votimi i Kolegjit Zhgjedhor do të zhvillohet me 14 dhjetor. Gjithsesi Trump vijon të jetë i bindur se i kanë vjedhur votat.
“Sigurisht që do largohem, por mendoj se do të ndodhin shumë gjëra deri më 20 Janar, shumë gjëra”,- ka thënë Trump.
Disa ditë më parë, Trump urdhëroi nisjen e procedurave për kalimin e pushetit tek presidenti i zgjedhur Joe Biden.