“Black Friday”/ Braçe nxjerr videon: Çmenduri kjo që po ndodh në TEG, të zbatohet ligji njësoj për të gjithë

ashtuquajtura e “premtja e zezë” ka sjell një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish në Qendrat Tregtare në Tiranë, duke rrezikuar edhe më shumë rritjen e rasteve me COVID.

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, teksa ka publikuar një video me trafikun e rënduar, e ka quajtur çmenduri atë që ndodh në TEG.

Zv.kryeministri e konsideron papërgjegjshmëri totale këtë dyndje njerëzish për shkak të Covid-19 dhe bën thirrje për zbatimin e ligjit.

“KJO ËSHTË ÇMENDURI!

Po kthehem nga Divjaka dhe,
tani, gjendja në rrethrotullimin e Qendrës Tregetare TEG është kjo!

Po e përsëris;

SË PARI, KJO ËSHTË GRYKESI
E LLOJIT TË TREGTAREVE QË SHPIKEN TË PREMTEN E ZEZË E QË ZGJAT PREJ TRE JAVËSH;

SE DYTI, KJO ËSHTË PAPËRGJEGJSHMËRI TOTALE E NJERËZVE QË BLERJEN KOT E KANË KTHYER NË ZGJATIM TË TRUPIT!

Kjo është arsyeja që Tirana është vatra më e madhe e Covid;
Këta njerëz janë arsyeja pse Durrësi, Korça, Shengjini, Vlora etj vijojnë të kenë numra të lartë infektimesh!

Mungesë respekti me të madhe se kjo ndaj mjekëve, infermierëve në qendra shëndetësore e spitale, farmacisteve, të gjithë punonjësve publike të shëndetësisë që prej 9 muajsh rrezikojnë jeën, nuk ka!

Sa turp!

I kërkoj çdo agjencie ligjzbatuese që është në detyre, të merret tani me këtë çmenduri në çdo qender tregtare në Tiranë, pa bërë dallim e drejte duke zbatuar ligjin për të gjithë!”, shkruan Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT