Fillojnë përgatitjet, ky është shteti europian që do të fillojë vaksinimin më 7 dhjetor

Spitalet britanike janë njoftuar për përgatitjet për fillimin e vaksinimeve të koronavirusit brenda dhjetë ditëve të ardhshme, me mjekët dhe infermierët nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) që janë të parët që do vaksinohen, sipas Guardian.

Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave Pfizer, deri të hënën, 7 dhjetor, pasi miratimi i vaksinës pritet të jepet në ditët e ardhshme.

Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet.

Kjo ndryshon planin fillestar të qeverisë, ku përparësi u tha se do të kishin të moshuarit, duke bërë që në vend të shpërthejnë kritikat.

Megjithatë, shkak për ndryshimin e vendimit u bë vetë natyra e vaksinë së Pfizer, që kërkon kushte shumë specifike mbajtje dhe nuk mund të transportohet lehtësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT