VIDEO/ Bashkë në Vlorë për Ditën e Flamurit, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk kthen as kokën

Kryeministri Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë qenë paraditen e sotme në Vlorë, ku kanë marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për 28 Nëntorin, Dita e ngritjes së Flamurit kombëtare dhe Pavarësisë.

Të dy, si Rama dhe Meta dhanë mesazhe bashkimi për gjithë popullin shqiptar, por jo për vetë ata. Dy krerët e shtetit kanë qenë të përçarë këtë 28 Nëntor, si reflektim i përplasjeve të fundit politike mes tyre.

Në videon e mëposhtme, duken Ruçi, Meta dhe Rama teksa bëjnë nderime te Sheshi i Flamurit, dhe në momentin kur ndahen, Presidenti përshëndet me dorë Ruçin dhe kryeministrin. Kryeparalamentari ia kthen përshendetjen Metës, ndërsa Rama nuk e përfill fare.

Kryeministri nuk lëviz as kokën për të parë aleatin e dikurshëm dhe vazhdon rrugën drejt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT