180 milionë euro: Qeveria merr borxh nga BE për të paguar borxhin ndaj FMN-së

Në Parlament ka mbërritur një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian për marrjen e një huaje prej 180 milionë eurosh, e cila do të përdoret për të paguar një borxh që qeveria ka marrë nga FMN-ja me vlerë 174 milionë eurosh.

Huaja u mor më 25 maj të këtij viti me arsye për të përballuar krizën e Pandemisë së Covid 19, që qeveria shqiptare e mori në prill të këtij viti.

180 milionë euro: Qeveria merr borxh nga BE për të paguar borxhin

Kjo hua do të paguhet me dy këste nga 90 milionë euro dhe ka si garantuas të kredisë Bankën e Shqipërisë, e cila është si agjent financiar i huamarrësit, pra i qeverisë në aspektin ligjor në marrëveshje.

180 milionë euro: Qeveria merr borxh nga BE për të paguar borxhin

Siç bëhet e ditur në draftin e paraqitur në Parlament, “në prill 2020, Republika e Shqipërisë kërkoi ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në kontekstin e pandemisë COVID-19; Parlamenti Evropian dhe Këshilli, në bazë të Vendimit (BE) 2020/701 të 25 maj 2020 që ofron ndihmë makro-financiare për zgjerimin dhe vendet fqinje në kontekstin e pandemisë1 COVID-19 vendosi të ofronte ndihmë makrofinanciare për Republikën e Shqipërisë në një shumë maksimale prej 180 milionë EURO në formën e huave; Ndihma makro-financiare është dhënë në lidhje me ndihmën nga Fondi Monetar

180 milionë euro: Qeveria merr borxh nga BE për të paguar borxhin

Ndërkombëtar, e cila në muajin prill të vitit 2020 miratoi një Instrument Financimi të Shpejtë (RFI) për Republikën e Shqipërisë prej 174 milionë Euro; Kushtet e politikave ekonomike që do të përmbushen, nëse Republika e

Shqipërisë do të ketë të drejtë për përfitimin e Shumës, janë përcaktuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe

Republikës së Shqipërisë në ose rreth datës së kësaj marrëveshjeje dhe në vijim të Memorandumeve të Mirëkuptimit (Plotësuese), nëse ka; Këstet e huasë do të financohen nga Komisioni Evropian për tregun e kapitalit.

Komisioni do të lançojë, në kohën e duhur, në emër të BE-së dhe pas marrjes së kërkesës me shkrim nga Huamarrësi që përcakton kushtet kryesore të një Kësti,

siç përcaktohet më pas, çështje të obligacioneve ose transaksione të tjera të përshtatshme financiare për financim, të ardhurat e të cilave do të jepen hua për

Huamarrësin; Masat e duhura të lidhura me parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit, korrupsionit dhe parregullsi të tjera që cenojnë Huanë, parashikohen nga autoritetet e Huamarrësit”.

Që do të thotë, sipas kësaj logjike BE do të paguajë këstet e kredisë që qeveria ka marrë tek FMN-ja. Megjithatë, në Marrëveshje nuk bëhet e ditur interesi i kredisë që qeveria ka marrë në BE.

“Huadhënësi vë në dispozicion të Huamarrësit një shumë huaje në Euro në një shumë totali të përgjithshëm deri në 180 milionë Euro në bazë të termave dhe kushteve të MM-së dhe të kësaj Marrëveshjeje.Shuma disbursohet në dy Këste të barabarta. Disbursimi i Këstit të dytë nuk

duhet të zhvillohet më herët sesa tre muaj pas çlirimit të Këstit të mëparshëm.  Huamarrësi përdor të gjitha shumat e huamarrjes sipas Shumës në pajtim me detyrimet e tij sipas MM-së.  Banka e Shqipërisë vepron si agjenti financiar i Huamarrësit dhe nuk është përgjegjëse për detyrimet financiare të Huamarrësit sipas kësaj Marrëveshjeje”, theksohet në draft ku nuk jepen detajet e normës së interesit.

GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT