Politikani gjerman: Do shkoj në Shqipëri për të parë nga afër situatën
Kryetar i Komitetit Evropian, Tobias Gotthardt thotë se vendet e Ballkanit kanë nevojë për anëtarësimin në BE.
Në një intervistë të gjatë, sa i përket zgjedhjeve brenda BE-së, politikani gjerman mendon se vendet e Ballkanit përfshirë dhe Shqipërinë duhet të plotësojnë kriteret e duhura.
“Do informoj veten këtë javë gjatë një vizite Shqipëri, për shembull se si funksionojnë autoritetet gjyqësore. Nëse plotësohen të gjitha kriteret, nuk e kam problem që këto vendet të bashkohen, pavarësisht se ka kundërshtime”, tha ai.I pyetur mbi analizat e ekspertëve, që presin një rritje të votave për kritikët e BE ai thotë se ky do të jetë problemi më i madh i Unionit.Ndikim, sipas Tobias Gotthardt, ka pasur dhe Rusia në lidhje me referendumin e Brexit përmes fushatave të dezinformimit./dita/ZgjohuShqiptar.info