Lavrov- Edi Ramës: Suksese në punë, aktivizo kontaktet Moskë-Tiranë

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka dërguar një telegram urimi për homologun e tij shqiptar i cili mban edhe postin e kryeministrit, Edi Rama.

Në tekstin që e ka publikuar ambasada e Rusisë në Tiranë, Lavrov, ka theksuar se aktivizimi i kontakteve ndërmjet dy ministrive të jashtme do t’i shërbejë më shumë paqes në Ballkan dhe Europë.

Teksti i plotë

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.

Sergej Lavrov”

GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT